RTSH 24 Live

Ekonomi

Rishikimi i buxhetit për bujqësinë, më shumë mbështetje për fermerët, blegtorët e peshkatarët

28/08/2024

Rishikimi i buxhetit për bujqësinë, më shumë mbështetje për fermerët, blegtorët e peshkatarët

Qeveria miratoi të mërkurën rishikimin e buxhetit duke alokuar financime shtesë edhe për fermerët dhe sektorin e bujqësisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denja deklaroi se, “ndryshimet buxhetore për më shumë mbështetje për fermerët, blegtorët dhe peshkatarët për rritjen e sasisë dhe cilësisë së prodhimeve “Made in Albania”.

Ministrja Denaj bëri të ditur se, ndryshimet sigurojnë më shumë mbështetje në sektorin e bujqësisë, infrastrukturës bujqësore, blegtorisë dhe akuakulturës.

“Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbeten të angazhuar për të mbështetur dhe fuqizuar sektorin bujqësor për vizionin “Bujqësia 2030” dhe shtrirjen e produkteve “made in Albania” në më shumë se 80 tregje elitare ndërkombëtare" tha ministrja.

/ rtsh.al /