RTSH 24 Live

Sociale

Korça e preferuar në çdo stinë, turistët vlerësojnë mikpritjen dhe pastërtinë

14/09/2024

Korça e preferuar në çdo stinë, turistët vlerësojnë mikpritjen dhe pastërtinë

Korça dhe fshatrat turistikë të Voskopojës, Dardhës e Boboshticës edhe gjatë muajit shtator janë të vizituara nga turistët e huaj, kryesisht ata që vijnë nga Europa Perëndimore të cilët janë të interesuar për monumentet e trashëgimisë kulturore dhe sitet arkeologjike.

Edhe këtë vit Shqipëria u kthye në një destinacion të kërkuar turistik për shumë të huaj. Edhe pse jemi pothuajse në mesin e muajit shtator sërish fluksi i turistëve është i lartë.

Arsyet pse të huajt zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë janë të shumta, por ajo që tërheq më tepër vëmendjen e turistëve është vet historia e vendit tonë.

Ndryshe nga një vit më parë, këtë vit operatorët turistikë të juglindjes së vendit bëjnë të ditur se edhe muaji tetor është i rezervuar me turistë të huaj.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/