RTSH 24 Live

Sociale

Maliq - Diskutohet projekt-buxheti 2025, banorët kërkojnë investime në infrastrukturë e kanalizime

17/09/2024

Maliq - Diskutohet projekt-buxheti 2025, banorët kërkojnë investime në infrastrukturë e kanalizime

Përmbyllen dëgjesat me qytetarët për hartimin e projektbuxhetit të vitit 2025 në bashkinë Maliq. Në këto dëgjesa të kryera si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative janë marrë mendimet e banorëve mbi punët apo problematikat që ata kanë me qëllim parashikimin e zgjidhjes së tyre nëpërmjet buxhetit të vitit të ardhshëm.

Në dëgjesat publike me komunitetin për hartimin e projektbuxhetit të vitit 2025 këtë vit kanë marrë pjesë edhe këshilltarë nga forca të ndryshme politike të cilët kanë shprehur mendimet e kërkesat për investime të ndryshme që duhen kryer në qytet dhe në fshatrat e njësive administrative.

/rtsh.al/