RTSH 24 Live

Sociale

Rikonstruktohet shkolla e Pirgut në Maliq, instalime të sistemit të ngrohjes dhe palestër të re

21 orë para

Rikonstruktohet shkolla e Pirgut në Maliq, instalime të sistemit të ngrohjes dhe palestër të re

Kanë nisur punimet për ndërtimin e një palestre të re në shkollën e fshatit Pirg. Ky është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë Maliq me vlerë 40 milionë lekë, i cili synon të lehtësojë kryerjen e orëve të edukimit fizik për rreth 800 nxënësit e kësaj shkolle.

Sipas administratorit të njësisë Pirg Ermal Gjona ky është një investim i shumëpritur nga nxënësit e shkollës për shkak se nuk ka pasur mjedise të përshtatshme për kryerjen e orëve të edukimit fizik:

Afati për përfundimin e punimeve është 5 muaj, ndërsa pritet që sëbashku me palestrën e re të përfundojnë edhe punimet për instalimin e ngrohjes qendrore për të gjithë shkollën.

/rtsh.al/