RTSH 24 Live

Politikë

Kuvendi nis me një minutë heshtje për Gerti Bogdanin! Pas nderimit, deputetët demokratë largohen nga salla

6 orë para

Kuvendi nis me një minutë heshtje për Gerti Bogdanin! Pas nderimit, deputetët demokratë largohen nga salla

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, pasditen e së enjtes nisi me një minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali mbajti një fjalë të shkurtër përpara deputetëve në nderim të Bogdanit.

“Bogdani shërbeu për dy legjislatura si deputet. Serioz, fjalëmatur, patriot, qytetar, ekselent në çdo pikëpamje, Gerti Bogdani do të mbetet i tillë në kujtesën e qytetarëve që u shërbeu me korrektesë, përkushtim dhe dashuri.”, u shpreh Spiropali.

Deputetët e PD-së ishin të pranishëm në nisjen e seancës dhe më pas u larguan nga salla në respekt të vendimit të bërë publik një ditë më parë.

Ndërkohë mazhoranca ka vijuar me rendin e ditës, kur një ndër pikat më të rëndësishme është ajo që ka të bëjë me studentët e Universitetit të Mjekësisë.

 

Lajmi në zhvillim...

 

 

/rtsh.al/