Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se ka nisur sot në UAlbania raundi i dytë i aplikimeve për përzgjedhjen e degëve në universitete.
Me anë të një postimi në rrjetin social, Manastirliu shkruan se “mbi 16 mijë studentë janë regjistruar në raundin e parë në universitetet shqiptare”.
Aplikimi për raundin e dytë do të jetë deri më 21 shtator, ndërkohë që maturantët do të përzgjedhin një nga 10 programet e studimit në universitete.
Edhe këtë vit degët më të preferuara mbeten ato të Inxhinierisë Informatike, Mjekësisë dhe Ekonomisë.
Raundi i parë i aplikimit në universitete u krye nga 30 gushti deri më 13 shtator.
/rtsh.al/