RTSH 24 Live

Politikë

Balla: Ndryshime ligjore për përdorimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit

8 orë para

Balla: Ndryshime ligjore për përdorimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla paraqiti tw enjten në seancën plenare në Kuvend projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se, “ndryshimet mundësojnë një realizim edhe më të plotë të misionit të ASIG-ut për krijimin, por edhe për përdorimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas tij, ndryshimet do të sigurojnë që informacioni i mbledhur gjeohapësinor të prodhohet pikë së pari me cilësi, në kohë dhe me standardet e duhura.

“Do të rritet ndërveprimi mes institucioneve shtetërore, por pa harruar edhe sipërmarrjet private, prodhuesve, përdoruesve për rëndësinë e përdorimit të informacionit gjeohapësinor gjatë procesit të vendimmarrjes në përputhej me të gjitha dispozitat ligjore. Ky ndërveprim mes institucioneve do të përmirësohet duke siguruar dhe komunikimin online të parashikuar dhe në aktet nënligjore”, tha Balla.

/rtsh.al/