RTSH 24 Live

Sociale

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, më i vizituari - Turistët e huaj të interesuar për ikonografinë

18/09/2024

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, më i vizituari - Turistët e huaj të interesuar për ikonografinë

Muzeu i artit mesjetar në Korçë mbetet më i vizituari nga turistët vendas dhe të huaj. Së fundmi në kemi takuar një grup turistësh që vinin nga Tiroli Jugor, një rajon autonom në Italinë veriore, të cilët janë ndalur në Korçë gjatë turit që janë duke zhvilluar në të gjithë Shqipërinë. Ata tregojnë impresionet e kësaj vizite të parë në vendin tonë.

Vetëm në muajin gusht muzeu i artit mesjetar në Korçë është vizituar nga 4000 turistë të huaj, ndërkohë që gjatë 7 muajve të këtij viti ky muze është vizituar nga 20 mijë turistë, 85% e tyre turistë të huaj.

Gazetare Eftjola Fili

/RTSH/