RTSH 24 Live

Aktualitet

Mbrojtja e të dhënave shëndetësore, Gaxha: U gjetën mangësi në aktet rregullatore

10 orë para

Mbrojtja e të dhënave shëndetësore, Gaxha: U gjetën mangësi në aktet rregullatore

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale ka realizuar hetime administrative në institucionet shëndetësore publike të kujdesit parësor, qendra shëndetësore dhe ato të specialiteteve.

Zyra e Komisionerit doli me rekomandimin për respektimin e detyrimeve ligjore në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale në qendrat shëndetësore dhe të specialiteteve.

E ftuar për të diskutuar mbi këto gjetje, në studion e RTSH 24 ishte Drejtoresha e Përgjithshme për Mbrojtjen e të dhënave personale, Pjerina Gaxha.

Kjo e fundit u shpreh se nga hetimet administrative janë gjetur mangësi përsa i përket akteve rregullatorëve dhe mungesa e një rregulloreje të dedikuar për mbrojtjen e të dhënave personale , që do rregullojë proceset e përpunimit të të dhënave, nga procesi i mbledhjes së të dhënave deri te arkivimi apo shkatërrimi i tyre.

Në lidhje me gjetjet, duhet të saktësoj se grupi i kontrolluesve ( dhe ky është termi që përdor ligji për  autoritete publike ose subjekte private që përpunojnë të dhëna personale) kanë qenë institucionet e sistemit të ujdesit shëndetësor parësor dhe qendrat shëndetësore dhe të specialiteteve. Që do të thotë se këto gjetje janë për këtë target kontrolluesi në të cilat janë ushtruar hetimet administrative.

Gjetjet, janë për këtë grupkontrolluesish. Të merren masa teknike dhe organizative, sipas ligjit dhe nga hetimet administrative janë gjetur mangësi përsa i përket akteve rregullatorëve dhe mungesa e një rregulloreje të dedikuar për mbrojtjen e të dhënave personale , që do rregullojë proceset e përpunimit të të dhënave, nga procesi i mbledhjes së të dhënave deri te arkivimi apo shkatërrimi i të dhënave”, deklaroi Gaxha.

Kjo e fundit u shpreh më tej se digjitalizimi i shërbimeve, ashtu sikurse ofron benefite të mëdha, ka nevojë për një vëmendje të shtuar përsa i përket elementëve për sigurinë e informacionit.

Nuk është rastësi që në hetimet administrative që zyra e komisionerit bën, të jenë Qendrat Shëndetësore. Në fakt shëndetësia, arsimi, telekomunikaiconi dhe sistemin bankar, janë ndër përpunuesit më të mëdhenj të të dhënave personale.

Është në fokus të vazhdueshëm të zyrës së komisionerit. Digjitalizimi i shërbimeve, tanimë kemi sistem elektronik me të cilin bëhet regjistrimi i të dhënave shëndetësore.

Digjitalizimi i shërbimeve përveç benefiteve, ka nevojë për një vëmendje të shtuar përsa i përket elementëve për sigurinë e informacionit. Të dhënat shëndetësore, mbrojtja e konfidencialitetit dhe mbrojtja e privatësisë, është një nga të drejtat në kartën shqiptare të të drejtave të pacientit”, tha ajo.

/rtsh.al/