Në garën për Drejtuesin Madhor të Policisë së Shtetit janë regjistruar 15 kandidatura, të cilët do kalojnë filtrat nëse plotësojnë kriteret e vendosura për t’u zgjedhur në këtë post.
Në 15 emrat kandidatë duket se ato më potencial do të jenë kandidatët me karrierën më të gjatë në Policinë e Shtetit. Sipas ligjit drejtori i ri duhet të jetë aktualisht funksionarë i Policisë së Shteti në detyrë dhe me gardë dhe pritet emri i parë që skualifikohet nga gara do të jetë ish-kryepolici Shemsi Prençi.
Për avokatin Kujtim Cakrani duket se gara do të jetë fiktive pasi, sipas tij, fituesi është i përcaktuar.
“Nëse do ishte në dorën time në këto kandidatura e them hapur njeriu që nuk është përfolur për lidhje me krimin është Ardian Çipa. Por nuk do jetë ai, pasi emri është zgjedhur. Procesi bëhet për të kuptuar njerëzit që u zgjodh, por drejtuesi i ri është zgjedhur, është vendosur se kush do të fitojë. Procesi është fiktiv dhe është zgjedhur kush do jetë drejtuesi i Policisë së Shtetit. Duhet të kemi parasysh që zgjedhjet janë vitin tjetër dhe se Policia e Shtetit ka rol të rëndësishëm në këtë pjesë dhe 99 % është zgjedhur Neritan Nallbati”, tha Cakrani.
Avokati Cakrani tha se posti i drejtorit të Policisë së Shtetit është kthyer në një zgjedhje politike dhe se shumë kandidatë që janë pjesë e garës janë përfolur për lidhje me krimin.
“Më vjen keq që posti i Drejtonit të Policisë së Shtetit është kthyer në zgjedhje politike dhe kjo humbet besueshmërinë te qytetarët. Imazhi i Policisë së Shtetit është i thërrmuar në publik dhe disa që janë pjesë e garës janë të përfolur si të lidhur me krimin”, tha ai.
Në garën për Drejtorin e Policisë së Shtetit janë regjistruar 15 kandidatë.
- Adriatik Tafçiu
- Altin Mena
- Ardian Çipa
- Gentjan Shehaj
- Hajrulla Xhivini
- Ibrahim Disha
- Idajet Faskaj
- Ilir Proda
- Lutfi Minxhozi
- Neritan Nallbati
- Pëllumb Seferi
- Rebani Jaupi
- Sami Rasha
- Shemsi Prençi
- Skënder Hita
/rtsh.al/