RTSH 24 Live

Aktualitet

Sulmi në tregun e Krishtlindjes, gazetarja: Pati dy lajmërime për ekstremizmin e autorit, por s’u morën parasysh

11 orë para

Sulmi në tregun e Krishtlindjes, gazetarja: Pati dy lajmërime për ekstremizmin e autorit, por s’u morën parasysh

Gjermania është tronditur nga një sulm që ka ndodhur në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, i cili ka lënë pas 5 viktima, përfshirë një fëmijë të vogël, duke e bërë ngjarjen edhe më shokuese. Në një intervistë për RTSH 24 nga Gjermania, gazetarja Nidela Hoxha ka komentuar mbi këtë ngjarje, duke theksuar se ky sulm mund të kishte ndodhur kudo dhe përfshirja e një fëmije i jep ngjarjes një dimension më të rëndë.

Hoxha ka nënvizuar faktin se autori i sulmit ishte një mjek i nderuar në zonë, duke e bërë edhe më të tronditës natyrën e veprës së tij.

Ajo ka përmendur gjithashtu dy informacione që kanë ardhur në Berlin lidhur me autorin për ekstremizmin e tij, por që nuk janë marrë parasysh.

“Gjermania është zgjuar e tronditur nga ngjarja e rëndë që mund të na ndodhte të gjithëve. Mes viktimave është edhe një fëmijë i vogël e bën edhe më shokuese. Autorit ishte një mjek i nderuar në zonë dhe kjo tregon dhe dëshirën e tij për të krijuar kaos dhe panik dhe ia arriti. Në zyrën e Magdeburg thuhet në një media investigative se Berlini Zyrtar ka marrë dy lloj informacionesh. E paera nga Arabia Saudite që nuk është marrë seriozisht pasi autori kishte kërkuar azil dhe kanë menduar se kjo bëhet ën mënyrë që të kthehet pas. Dhe e dyta është që një person ka parë ekstremizmin e tij në rrjetet sociale dhe ka dërguar një e-mail në zyrat qendrore në Berlin, por as kjo nuk është marrë seriozisht”, tha ajo.

Gazetarja Hoxha theksoi se një nga teoritë kryesore që qarkullon është se autori mund të ketë kryer këtë akt nga një ndjenjë urrejtjeje ndaj politikës së Gjermanisë për të ndihmuar azilantët myslimanë, pasi ishte islamofob.

“Që kur u tha se person ishte arab pati një stepje, por më pas u tha se përjashtohet të jetë sulm terrorist u dyshua se diçka tjetër mund të ishte. Teza që qëndron me tepër është se e ka bërë këtë se ka një lloj urrejtje pse Gjermania po ndihmon azilantë myslimanë dhe po myslimanizon Europën. Janë një sërë tezash por ende nuk ka diçka zyrtare nga policia. Është shtuar siguria dhe prezanca e policisë. Ai ka ruajtur të vetmen rrugë që ka qenë e hapur, rruga e urgjencave për zjarrfikëse dhe ambulancën dhe ka hyrë aty duke e shfrytëzuar për të kryer këtë ngjarje të rëndë. Pra autori e ka mirëmenduar të gjithën”, shtoi gazetarja.

/rtsh.al/