Një i ri është arrestuar në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë” në pranga ka përfunduar 35-vjeçari L. B., i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Pas informacioneve të marra 35-vjeçari u kap në fshatin Kashisht me qëllim ekstradimin e tij në Itali.
Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar atij masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizata kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.
/rtsh.al/