RTSH 24 Live

Aktualitet

Arrestohet 50-vjeçari në Durrës, qëlloi me armë gjahu drejt kushërinjve dhe fqinjit pas një konflikti

8 orë para

Arrestohet 50-vjeçari në Durrës, qëlloi me armë gjahu drejt kushërinjve dhe fqinjit pas një konflikti

Një 50 vjeçar është konfliktuar me 4 shtetas (3 kushërinjtë dhe fqinji i tij) dhe qëlloi me armë gjahu drejt tyre për motive të dobëta.

Sipas njoftimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, shtetasi me iniciale N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë është arrestuar pasi në mbrëmje, në rrugën e këtij fshati, është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu drejt kushërinjve të tij, 3 vëllezërve, shtetasve K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, dhe ndaj fqinjit të tij, shtetasit B. S., 41 vjeç. Nga të shtënat janë dëmtuar lënduar lehtë shtetasit M. D. dhe Z. D.

Njoftimi i policisë:

Për motive të dobëta, u konfliktua me 4 shtetas (3 kushërinjtë dhe fqinji i tij) dhe qëlloi me armë gjahu drejt tyre, arrestohet 50-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Shkallë, pasi në mbrëmje, në rrugën e këtij fshati, është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë gjahu çifte drejt kushërinjve të tij, 3 vëllezërve, shtetasve K. D., 23 vjeç, M. D., 29 vjeç dhe Z. D., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Shkallë, dhe ndaj fqinjit të tij, shtetasit B. S., 41 vjeç. Nga të shtënat janë dëmtuar lënduar lehtë shtetasit M. D. dhe Z. D.

Arma e gjahut që dyshohet se ka përdorur 50-vjeçari, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

/RTSH/