RTSH 24 Live

Ekonomi

Politikat e punësimit, Gonxhja: Shqipëria e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor  

12/09/2024

Politikat e punësimit, Gonxhja: Shqipëria e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor  

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka deklaruar se Shqipëria renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor sa i përket politikave të punësimit.

Duke iu referuar raportit të OECD, Gonxhja thekson se Shqipëria ka shënuar rritje prej 2 vendesh nga viti 2021 midis 6 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, përmirësimi i politikave të punësimit vjen si rezultat i reformave të vazhdueshme për aktivizimin e tregut të punës dhe përpjekjeve përt të fuqizuar aftësitë në tregun e punës.

Sipas raportit të OECD mbi konkurreshmërinë, 🇦🇱 Shqipëria renditet e para në dimensionin e politikave të Punësimit, me një rritje prej dy vendesh nga viti 2021, midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto përmirësime vijnë falë reformave të vazhdueshme për aktivizimin e tregut të punës dhe përpjekjeve për të fuqizuar zhvillimin e aftësive”, shkruan Gonxhja në rrjetin e tij social në Facebook, shoqëruar me të dhënat e raportit të OECD-s për vitin 2024.

Gjithashtu, raporti paraqet edhe sfidat përmes të cilave duhet të kalojë Shqipëria dhe kushteve që duhet të përmbushë për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

/rtsh.al/