RTSH 24 Live

Ekonomi

PD, Tabaku: Qeveria duhet tu kthejë paratë  profesionistëve të lirë, të  grumbulluara nga Drejtoria e Tatimeve

12/09/2024

PD, Tabaku: Qeveria duhet tu kthejë paratë  profesionistëve të lirë, të  grumbulluara nga Drejtoria e Tatimeve

Në seancën parlamentare të së enjtes është zhvilluar një debat mes deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe ministrit të Financave, Petrit Malaj. Temë debati ka qenë çështja e profesioneve të lira.

Tabaku, gjatë fjalës së saj, ngriti sërish çështjen e profesionistëve të lirë, të cilët kanë paguar një taksë që tashmë është shpallur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Deputetja e PD-së debatoi për shumën e parave të  grumbulluara nga Drejtoria e Tatimeve tek 10 mijë profesionistë të lirë.

Sipas saj, janë mbledhur rreth 10 milionë euro nga 10 mijë profesionistë të lirë, ndërsa Ministri i Financave, sipas saj, “ka raportuar një shifër prej 5 milionë eurosh”.

“Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese e shpalli këtë taksë si antikushtetuese. Ajo është ende në fuqi. Sot, dje dhe nesër, mbetet i njëjti – taksa ishte dhe është antikushtetuese. Pavarësisht nëse profesionistët e lirë e kanë paguar apo jo, këto para duhet t’u kthehen, ” deklaroi Tabaku gjatë fjalës së saj.

/rtsh.al/