RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti do të jetë me vranësira, reshje shiu, temperaturat me rënie

14/09/2024

Moti do të jetë me vranësira, reshje shiu, temperaturat me rënie

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar. Reshje bore ne Alpe. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    14/18°C

- Zonat e ulëta     18/23°C

- Zonat bregdetare 19/22°C

Kosova për dt. 14 Shtator 2024 do të ketë vranesira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C –11°C në mëngjes deri në 14°C –19°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel 15 Shtator 2024

Në vendin tonë moti do të jetë i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar.. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore    7/17°C

- Zonat e ulëta     14/21°C

- Zonat bregdetare 16/21°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/