RTSH 24 Live

Aktualitet

Dita e 937 e luftës në Ukrainë, Ambasadori Volodymyr: Situata është e vështirë, populli dëshiron paqe!

17/09/2024

Dita e 937 e luftës në Ukrainë, Ambasadori Volodymyr: Situata është e vështirë, populli dëshiron paqe!

Ambasadori I Ukrainës në Shqipëri, Shkurov Volodymyr  ka ndarë për emisionin “Ekspres” në RTSH,  të dhënat më të fundit që lidhen nga fronti i luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në lidhje me Konferencën e ambasadorëve të zhvilluar pak javë më parë në Kiev, ambasadori tha se, “ ishte një konferencë shumë e ngjeshur ku nuk kemi qëndruar vetëm në Kiev por kemi vizituar dhe vendet e tjera të Ukrainës, jo larg nga vija e frontit.

Duke falënderuar për vëmendjen e treguar për luftën në Ukrainë, ambasadori u shpreh se sot jemi në ditën e 937  e luftës qe Rusia ka nisur kundër Ukrainës.

Situata përgjatë vijës së frontit vazhdon të mbetet e vështirë.  mbetet një situatë e vështirë afër një qyteti  Pokrovsk, Kramatorsk, ku forcat ruse po përpiqen të devijojnë qytetin për të goditur ‘cepat’ e ushtrisë ukrainase, por për momentin nuk arrijnë të bëjnë asgjë.  Pavarësisht se mbetet problem por janë zvogëluar disi bombardimet duke krijuar një situatë të vështirë dhe të rëndë. Çdo ditë ka dhjetëra tentativa për sulme, lëshime të artilerisë së rëndë që Forcat e Armatosura të Ukrainës arrijnë të parandalojnë.

“Situata është e vështirë dhe e tensionuar por në kontroll” theksoi ambasadori Shkurov Volodymyr  .

Gjithashtu ai ka folur dhe me kundërsulmin e zhvilluar nga ushtria ukrainase ne Kursk , duke cituar presidentin Zelensky që kërkon heqjen e kufizimeve për të përdorur armët me reze të gjatë të veprimit. 

Sipas tij, nëse do të lejohej kjo, Ukrainës nuk do i duhej një inkursion fizik në territorin rus për të mbrojtur qytetarët ukrainas në territorin tonë.

Kjo tregon që jo vetëm ushtria jonë mund të mbrohet por në disa momente dhe mund të arrijë fitoren.  Shumë bombardime në Ukrainë vinin pikërisht nga zonën e Kurskut dhe aktualisht kemi arritur të s’postojmë ushtrinë ruse.

I pyetur nga moderatori i emisionin Nolian Lole se nëse do të ulej Ukraina në bisedime për paqen , nëse do të kushtëzoheshin këto bisedime me ndryshim të kufijve , ambasadori  Volodymyr u shpreh se për momentin Ukraina qendror në mënyrë negative ndaj këtij propozimi.

Ukraina po përpiqet të mbroj territoret e veta pasi mijëra ukrainas po luftojnë për të mbrojtur shtëpitë, fshatrat, tokat dhe familjen e tyre. Ata kanë dashur paqen dhe duke dashur paqen do donin që kjo paqe të jetë e drejtë.  Shumica e vendeve me ndikim deklarohen me respektimin e territorit të Ukrainës. Mund të them se populli i Ukrainës dëshiron paqe.

 

 

/rtsh.al/