RTSH 24 Live

Ekonomi

Arsimi profesional, Hysa: 10% më shumë se vjet. Bursa për profesionet "në harresë”

19/09/2024

Arsimi profesional, Hysa: 10% më shumë se vjet. Bursa për profesionet "në harresë”

Viti shkollor 2024-2025 ka shënuar një shtim të interesit të nxënësve për arsimin profesional, ku regjistrimet kanë shënuar rritje në të 22 degët e zanateve që ofrojnë këto shkolla.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Klevis Hysa, tha se ky vit shënon 10% më shumë regjistrime të nxënësve se në 2023, ndërsa degët më të preferuara janë ato të hoteleri-turizëm, elektronika, teknologjia e informacionit etj.

Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, Hysa bëri sqaroi se të gjitha degët e zanateve në shkollat profesionale janë si pasojë e kërkesës së bizneseve për punësonte dhe nevojave të tregut.

“Ky vit shkollor 2024-2025 ka shënuar një rritje të regjistrimeve, ku numri për klasat e  qe deri tani  nxënës kanë zgjedhur të regjistrohen me 10% më shumë se një vit më parë. Regjistrimet kanë shënuar në hoteleri turizëm që është një sektor prioritar, degat e shërbimit të transportit, dega e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, elektronika dhe në 31 shkollat profesionale në të 22 drejtimet që mësohen aty kemi pasur rritje të regjistrimeve. Ajo që shihet me interes dhe për t’u vlerësuar është se edhe degët si bujqësia, veterinaria ka pasur një rritje. Mundësitë që po ofrohen në tregun e punës janë të lidhura me arsimin profesional dhe çdo nxënës që ndjek këto 22 drejtime, janë të lidhur edhe me tregun e  punës, pasi shpesh në to ka edhe mungesë stafi. Ata mund të punësohet që kur janë në shkollë dhe më pas aftësohen duke marrë edhe paga më të larta”, tha ai.

Lidhur me profesionet “në harresë” apo më pak të preferuara si bujqësia, veterinaria etj., drejtori i AKPA tha se dhe këto degë kanë shënuar rritje krahasuar me vitet më parë, por se duhen stimulime me bursa që të inkurajojnë nxënësit t’i preferojnë më shumë.

“Ka një orientim të të rinjve drejt teknologjisë dhe hotelerisë turizëm, por për të thyer këtë drejt duhet që qeveria të marrë masa përmes subvencionimit duke dhënë bursë për të ndjekur këto degë jo shumë të kërkuar që të stimulojmë interesin. Në arsimin profesional janë bërë ndërhyrje cilësor për ta lidhur atë me biznesin dhe t’i përafrojë nxënësit drejt tregut të punës. Çdo degë që hapet është i analizuar sipas kërkesave të biznesit dhe tregut të punës.  Janë shtuar orët e praktikës në biznes në viti të fundit të shkollës, ku ndërhyhet pjesa teorike dhe pjesa praktike. Kjo mundëson integrimin më të shpejtë me modelin e punës të rinjtë”, tha ai.

Aktualisht 18% e të rinjve ne të gjithë vendin kanë zgjedhur arsimin profesional, ndërsa Hysa tha se synohet që deri në 2030 Ajo të shkojë në 33%.

“18% e të rinjve në vend ndjekin arsimin profesional dhe duam që në vitin 2030 ta çojmë në 33% ose 1 në 3 nxënës. Kjo lidhet ngushtë edhe me paketën e investimeve nga qeveria për të zgjeruar dhe investuar në shkollat profesionale”, u shpreh ai.

/rtsh.al/