RTSH 24 Live

Ekonomi

Ndërtimet pa leje, Resulaj: Ja sa është fatura dhe kategoria që përfiton nga falja e gjobave

19/12/2024

Ndërtimet pa leje, Resulaj: Ja sa është fatura dhe kategoria që përfiton nga falja e gjobave

Deputetja e mazhorancës, Pranvera Resulaj, e ftuar në studion e RTSH 24, deklaroi se nisma e qeverisë për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale synon amnistimin e masave administrative të vendosura nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024.

Për deputeten Resulaj, momenti i diskutimit nuk ka qëllime elektorale, por qeveria prej dy vitesh është duke punuar me këtë projektligj të propozuar fillimisht nga deputeti Erjon Braçe.

Bëhet fjalë për një draftligj të propozuar për anulimin e masave administrative të marra për të gjitha shkeljet për ndërtim për qëllime banimi në zonat rurale. Është shumë e rëndësishme që ta theksojmë objektin e projektligjit, por për shkak të fluksit të madh të projektligjeve mazhoranca ka zgjedhur këtë moment për ta futur në rendin e ditës. Iniciativa për këtë nismë ka ardhur të paktën dy vite më parë.”

Deputetja socialiste ka një përgjigje dhe për akuzat që vijnë nga opozita se propozimi ka prapavijë politikë.

“Nuk është një projektligj që vjen për qëllime elektorale për vetë faktin që çdo dy vite ne kemi proces zgjedhor në Shqipëri. Hartimi, konceptimi, draftimi i një projektligji nuk bëhet në një mënyrë të menjëhershme, por do kohën e vetë. Ndaj kjo s’do të thotë që ne çdo dy vite kemi proces zgjedhor dhe të gjitha propozimet dhe vendimet e mazhorancës bëhen për efekt elektoral. Nga ana tjetër, ky mund të jetë dhe një risk që mazhoranca mund të marrë mbështetjen e një kategorie e cila ka përfitime nga këto propozime të mazhorancës, por ndërkohë humbet përkrahjen e një tjetër kategorie, e cila e ndjen veten të përjashtuar për shkelje të tjera administrative.”

Ndër të tjera deputetja e PS-së argumentoi se nuk ka asnjë provë që të provojë që të gjithë përfituesit nga ky propozim i mazhorancës janë mbështetës të qeverisë.

Këto janë masa për të gjithë qytetarët dhe nuk ka asnjë ndasi në këtë iniciativë të mazhorancës."

E pyetur se a mund të jetë ky projektligj një padrejtësi për atë kategori shoqërore që këto penalitetet i kanë paguar në kohë, Resulaj tha se “ çdo propozim për një “ligj falje” e mbart me vetë edhe perceptimin e diskriminimit. 

I referohemi faktit që arsyet e vërteta pse e kemi propozuar këtë nismë është sepse vijmë pas masave të shtrënguara përsa i përket ndërhyrjes në ndërtimet në banesa dhe kjo ka ardhur për shkak të ndërtimeve pa leje në Shqipëri. Janë mbi 400 mijë ndërtime për një periudhë të gjatë kohore dhe kjo solli atë procesin tjetër që njihet si procesi i legalizimit dhe i shtyrë disa herë për shkak të ndërhyrjeve të shumta pa leje. ndaj ashpërsimi i masave i detyruar për të frenuar këtë masivitet ndërtimesh pa leje.

Në bazë të llogaritjes së bërë, vlera totale e faljes së gjobave kap një shifër prej 2.5 miliardë lekë.

Kjo ka qenë dhe një nga arsyet e masës së gjobës, dispopropocionaliteti i vendosur duhet të ruaj parimin kushtetues që është propocionaliteti. Për shkak të nevojës për të frenuar këtë masivitet ndërtimesh dhe u ashpërsua dhe masa e penelitetit, duke shkuar deri në një milion lekë gjoba. Janë diku nga 2.800 deri në 3.000 masa administrative që përbëjnë një numër të konsiderueshme rastesh që mund të përfitojnë. Nuk është dëme ekonomik kjo falje ndaj është shumë e nevojshme të theksojmë që këto janë gjoba të pa ekzekutuara." 

b

/rtsh.al/