RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti për ditën e sotme- Vranësira, reshje shiu dhe rrebeshe, temperaturat në rritje

18/09/2024

Moti për ditën e sotme- Vranësira, reshje shiu dhe rrebeshe, temperaturat në rritje

Për ditën e mërkurë në vendin tonë, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe rrebeshe.

Era  do të jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek, ndërsa dallgëzimi do të jetë i forcës 5 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

-Zonat malore, temperaturat 10-19 gradë celcius

-Zona e ulet 15-26 gradë celcius

- Zona bregdetare 16-26 gradë celcius. 

Moti në Kosovë

Në Kosovë, moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu.

Temperaturat do të jenë  minimale 11-16 grade, maksimale 18-21 gradë.

Moti për ditën e enjte, datë 19 shtator

Gjatë ditës së enjte, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare dhe reshje shiu mesatare. Era do të jetë me drejtim jugperëndim 8 m/sek, ndërsa dallgëzimi do të jetë i forcës 3 ballë.

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/