RTSH 24 Live

Aktualitet

Nartë, për shkak të një shkëndije elektrike është djegur një lokal, 2 garazhde dhe 1 makinë

17/07/2024

Nartë, për shkak të një shkëndije elektrike është djegur një lokal, 2 garazhde dhe 1 makinë

Në Nartë, dyshohet se të mërkurën për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një lokal me pronare shtetasen B. X., ku janë shkaktuar dëme materiale. Si pasojë e përhapjes së këtij zjarri janë djegur edhe dy garazhe në pronësi të shtetasit Ll. M., ku ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motorra. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit i cili paraprakisht dyshohet aksidental.

/rtsh.al/