RTSH 24 Live

Aktualitet

Vodhi “Benzin” dhe qëlloi me kallashnikov ndaj policisë, ekstradohet nga Franca 37-vjeçari

28/08/2024

Vodhi “Benzin” dhe qëlloi me kallashnikov ndaj policisë, ekstradohet nga Franca 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është ekstraduar nga Franca për në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e dy viteve më parë kur kishte qëlluar me kallashnikov në drejtim të 2 punonjësve të policisë.

Sipas policisë, Shtëpim Kraja më datë 14.01.2022, në fshatin Arrameras, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 2 punonjësve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, pasi 37-vjeçari lëvizte së bashku me 2 shtetas të tjerë, me një automjet tip “Benz”, të vjedhur në Vorë.

Gjithashtu, 37-vjeçari akuzohet nga Gjykata e Kurbinit për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera. Ndërsa i ishte caktuar masa e arrestit me burg.

 “Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Francë, është finalizuar procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Francë, Sh. K., 37 vjeç, i lindur në Shkodër. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/