RTSH 24 Live

Aktualitet

Rihapja e Liceut Francez në Korçë, takimi i parë i Komitetit Pilotues për bashkëpunim mes institucioneve

13/09/2024

Rihapja e Liceut Francez në Korçë, takimi i parë i Komitetit Pilotues për bashkëpunim mes institucioneve

Zhvillohet takimi i parë  Komitetit Pilotues për bashkëpunim mes institucioneve qendrore dhe vendore me ekspertin e Qeverisë Franceze, Jérôme Le Bars, për të punuar mbi projektin e rihapjes së liceut Francez në Korçë.

E pranishme në takim ishte dhe Ambasadorja Franceze në Shqipëri, Catherine Suard e cila tha se vendimi për rihapjen i takon autoriteteve shqiptare dhe se shteti francez është në mbështetjen tuaj dhe nëse e bëjmë, do të jetë për të pasur një institucion jetëgjatë.

“Nëse përgjigjja e qeverisë shqiptare është po, shkolla nuk do të hapet menjëherë. Ideja është që të fillojë nga shtatori që vjen, të përgatiten fëmijët e interesuar, pra pas një viti pasi të miratohet nga qeveria shqiptare”, tha ajo.

Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole tha se për realizimin  e detyrës së ngarkuar nga Kryeministri, institucioni i Prefektit do të mbështesë ekspertin francez dhe do asistojë nga afër procesin.

Fillon edhe formalisht procesi i punës drejt përgatitjes së mjedisit dhe kushteve për çeljen e një shkolle e cila në realizimin e projektit të suksesshëm të saj do të jetë një vazhdë në traditën e mirë të miqësisë mes dy vendeve tona, duke hapur një perspektivë të re për të rinjtë tanë”, theksoi ai.

Qyteti i Korçës prej vitesh ka lidhje të ngushta me shtetin dhe kulturën franceze ndaj rihapja e këtij liceu, do të vijë në vazhdën e miqësisë mes dy vendeve por edhe për të sjellë një perspektivë të re në arsimin shqiptar

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh/