RTSH 24 Live

Aktualitet

IKMT aksion në në bypass-in e Vlorës dhe aksin Orikum-Dukat

17/07/2024

IKMT aksion në në bypass-in e Vlorës dhe aksin Orikum-Dukat

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vazhdon punën për goditjen e paligjshmërive edhe gjatë këtyre ditëve të pikut të sezonit turistik. Pas konstatimit të dëmtimit të trafikndarëseve dhe ngritjes së kioskave në akset rrugore me fluks turistik – konkretisht në bypass-in e Kaninës dhe në aksin Orikum-Dukat, Bashkia Vlorë dhe inspektorët e IKMT ndodhen në terren për të verifikuar situatën.

IKMT shprehet se do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë monitorimin në terren duke identifikuar çdo shkelje si dhe duke marrë masa ligjore ndaj kundravajtësve në bashkëpunim me instutucionet e tjera ligjzbatuese, në mënyrë që të garantohet siguria e mbrojtjes së territorit si dhe mbarëvajtja e sezonit turistik 2024.

/rtsh.al/