RTSH 24 Live

Sociale

Alarmon dietologia: Sheqeri i bardhë, vrasës i ngadaltë i trurit të njeriut

02/07/2024

Alarmon dietologia: Sheqeri i bardhë, vrasës i ngadaltë i trurit të njeriut

Dietologia Enkeleida Ferrollari ka ngritur shqetësimin se konsumimi i pakontrolluar i sheqerit të bardhë është një vrasës i ngadaltë i trurit të njeriut.

Në një lidhje Skype për emisionin “Jetë Shqiptare”, dietologia shprehet se jo vetëm sheqeri, por edhe elementë të tjerë nuk  janë të shëndetshme për organizmin nëse nuk ushtrohet kontroll në sasinë e konsumit të tyre.

Për më shumë, ajo shton se në rekomandimin e një diete të shëndetshëm nuk eliminojmë yndyrat, sheqernat apo elementë të tjerë, por rekomandojmë kontrollin e sasisë së konsumit të tyre.

Kur rekomandojmë një dietë të shëndetshme në asnjë rast nuk eliminojmë yndyrat nga dieta jonë, por as nuk rekomandojmë teprimit me yndyra apo të një element tjetër të një grupi ushqimor. Rekomandojmë kontrollin e sasisë së konsumit të tyre. Është e vërtetë që sheqernat sikurse ai i bardhë që gjendet në tavolinat tona është shumë i dëmshëm dhe nja nga vrasësit e ngadaltë të trurit i shumë problemeve të tjera në organizëm. Sheqeri është një nga ushqimet të  dëmshëm dhe duhet kontrolluar, por nuk do të thotë që vetëm ky përbërës duhet të jenë të kontrolluara", tha Ferrollari.

/rtsh.al/