RTSH 24 Live

Sociale

Velipojë, 40% plazh publik, monitorim i vazhdueshëm për respektim të këtyre hapësirave

02/07/2024

Velipojë, 40% plazh publik, monitorim i vazhdueshëm për respektim të këtyre hapësirave

Për herë të parë në Velipojë 40% e hapësirës do të jetë publike. Për pushtetin vendor puna ka nisur prej javësh dhe tashmë këto hapësira po monitorohen vazhdimisht për të mos u zaptuar nga subjektet.

“Jemi përpjekur që të kemi një sipërfaqe të menaxhimit të plazheve publike në 14%”, tha Bekim Mema, Drejtor i Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik bashkia Shkodër.

Bekim Mema drejtor i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Bashkinë Shkodër tregon se vende të posacme do të ketë edhe për personat me aftësi të kufizuar.

“Në këto plazhe jemi duke bërë investime për sa i përket konturimit, vendosjes se pedanave per njerëzit me aftësi te kufizuar”, u shpreh Bekim Mema.

Plazhi i Velipojës është një thesar i pasur natyror dhe kulturo-historik, dhe me këtë plan pushteti vendor synon të krijojë një infrastrukturë të përshtatshme që do të mundësojë një turizëm dhe shfrytëzim të territorit të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit.

/RTSH/