RTSH 24 Live

Televizion

Sopranoja Shqipe Zani rrëfen episodin në shtëpinë e Agim Prodanit: Ja si më mësoi të interpretoja

17/03/2024

Sopranoja Shqipe Zani rrëfen episodin në shtëpinë e Agim Prodanit: Ja si më mësoi të interpretoja

Sopranoja Shqipe Zani ka rrëfyer se si artisti i madh, Agim Prodani e mësoi të interpretonte. Duke folur në emisionin “Një jetë sa në një natë”, në RTSH1 kushtuar familjes së artistëve Prodani, Shqipe Zani tregoi se si Agim Prodani e kishte ftuar në shtëpinë e tij ku e mësonte se si të interpretonte.  

Ajo sjell për publikun edhe një episod mjaft interesant nga takimet e saj me Agim Prodanin, i cili siç thekson edhe sopranoja Zani, ai ishte një profesor për të.

Ai ishte i tëri si një profesor! Më thirri në shtëpi një herë dhe më thotë; Shqipe, shiko, mirë zëri, këtu përpara pasqyrës dua që atë që këndon ta demonstrosh bukur me pulsin, me fjalën” dhe i thoshte Anitës: Ti tashti largohu, ato biskotat që ke bërë, kur të bëjmë pushim unë me Shqipen, silli këtu! Të hajë edhe Shqipja”.

Unë kam qenë deri vonë me profesorin, sigurisht që nuk dua ta kujtoj atë moment, jam ndjerë shumë keq kur ai ka ndërruar jetë.

Por ka njerëz që ndërrojnë jetë por vepra e tyre mbetet. Ata mbeten gjithmonë të gjallë mes nesh”, u shpreh ajo në emisionin “Një natë sa një jetë”.

/rtsh.al/