RTSH 24 Live

Televizion

"Miqtë e pasdites" - Ermal Peçi tregon prapaskenat në Eurovizion, dallimet mes artistëve

14 orë para

"Miqtë e pasdites" - Ermal Peçi tregon prapaskenat në Eurovizion, dallimet mes artistëve

Në emisionin ‘Miqtë e pasdites’, moderator i njohur Ermal Peçi, i cili drejton edhe spektaklin ‘E diela jonë’ në RTSH, rrëfeu disa nga përvojat e tij si intervistues televiziv me disa artistë mjaft të njohur italianë, të cilët kanë bërë emër në skenat ndërkombëtare të muzikës.

Gjatë bashkëbisedimit me moderatoren e emisionit ‘Miqtë e pasdites’, Beniada Nishani, Peçi ka treguar momente nga përvoja e tij në Eurovizion, i cili, sipas tij, “është magji më vete”.

“Është eksperiencë unike. Kam takuar dhe intervistuar Marco Mengonin. Ishte shumë i sjellshëm. Janë shkollë më vete. Në evente ndërkombëtare mëson se si ata punojnë. Kam shumë intervista me artistë ndërkombëtarë. Ata janë shumë origjinalë, shumë të çiltër, kanë qasje dashamirëse. Në Shqipëri personazhet janë pak fasadë, shesin tangërllëk. Kjo më ka bërë shumë përshtypje. Perceptimi 'mos e provo, se artistët ndërkombëtarë nuk përgjigjen' nuk qëndron. Duket si dashakeqësi që të mos ecësh”, tha Peçi, në emisionin 'Miqtë e pasdites'.

/rtsh.al/