RTSH 24 Live

Politikë

Rama thirrje shqiptarëve në Nju-Jork: Regjistrohuni për të votuar, afati deri në 4 mars

3 orë para

Rama thirrje shqiptarëve në Nju-Jork: Regjistrohuni për të votuar, afati deri në 4 mars

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Nju-Jork, SHBA, që të regjistrohen sa më parë në platformën "PER" të KQZ-së për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një videokartoline në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se afati përfundimtar i regjistrimit për të votuar me postë është 4 marsi.

Me këtë videokartolinë për shqiptarët e Amerikës, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars”, shkruan Rama.

Në videokartolinën e ndarë nga kryeministri, votimi konsiderohet ndihma më e madhe që mund t’i jepet vendit.

Erdha larg me një valixhe plot ëndrra dhe me një zemër që nuk u nda kurrë nga Shqipëria. Çdo ditë pune është e gjatë. Dhe çdo kursim është i mbledhur me mund e sakrificë. Unë po investojë gjithçka që kam, sepse Shqipëria është e imja dhe besoj tek ai vend. Por a e di? Ka diçka më të çmuar se çdo kursim. Diçka që mund të ndihmoj jo vetëm të sotmen, por edhe të ardhmen. Është vota ime”, thuhet në mesazhin e Ramës.

/rtsh.al/