RTSH 24 Live

Politikë

Vijon regjistrimi i zgjedhësve nga jashtë, rritet kërkesat nga grupmosha 36-45 vjeç

4 orë para

Vijon regjistrimi i zgjedhësve nga jashtë, rritet kërkesat nga grupmosha 36-45 vjeç

Në platformën e regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë numri i kërkesave të shtetasve shqiptarë me të drejtë vote vijon të rritet.

Interesante është se në tabelën e kërkesave sipas grupmoshave, aplikimet janë në rritje për 36 deri 45 vjeç.

Mbi 143 mijë janë kërkesat e shqyrtuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit e që kanë të drejtë vote. 

Nga më shumë se 147 mijë kërkesa të regjistruara deri më tani, numri i të miratuarve po shkon drejt 92 mijë, dhe në të dhënat sipas statusit  rreth 85 kanë pasur dokument identifikimi të vlefshëm, dhe 6.331 ID të pavlefshëm por kërkesa i është miratuar, ndërsa rreth 53 mijë janë kërkesa të refuzuara.

Me një diferencë prej 30 mijë është numri i kërkesave të meshkujve në krahasim me femrat, dhe duke ju referuar shifrave të grup moshave, 1% i ndan 26-35 vjeçarët me 36-45 teksa 18-25 vijojnë të jenë më pak të interesuar për tu bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ku diaspora voton për herë të para.

Në renditjen sipas shteteve, numri i shqiptarëve me të drejtë vote që jetojnë në Itali ka numri më të lartë të kërkesave, mbi 30 mijë, e më pas Greqia, Gjermania, SHBA apo Mbretëria e Bashkuar dhe e njëjta renditje është edhe për zgjedhësit e refuzuar sipas shteteve.

Në tabelën e zgjedhësve të miratuar sipas qarqeve, kryeson Tirana me afro 19 mijë më pas Fieri, Korça, Durrësi, Elbasani, Vlora etj. 

Me 4 mars përfundon procesi i aplikimit të votuesve të Diasporës dhe me 9 mars publikohet lista e votuesve nga jashtë, ndëersa me 24 mars mbyllet edhe procesi i paraqitjes së kandidatëve për deputet.

Në nisje e muajit prill pritet të nisë edhe procesi i printimit të fletëve të votimit dhe dokumentacioni për votuesit nga jashtë e më pas zarfi do t'i dërgohet shtetasit në adresën e deklaruar.

Gazetare: Melisa Shameti

/rtsh.al/