RTSH 24 Live

Kulturë

Shtegtimi i bagëtive hyn në UNESCO/Tare: Ja detajet e rralla të traditës së lashtë | Jetë Shqiptare

08/12/2023

Shtegtimi i bagëtive hyn në UNESCO/Tare: Ja detajet e rralla të traditës së lashtë | Jetë Shqiptare

 

Tradita e lashtë e shtegëtimit të bagëtive në Shqipëri, e njohur si Transumanca, është bërë pjesë e trashgimisë kulturore të UNESCO-s.

Kjo traditë shekullore që njihet edhe në vende të tjera shoqërohet me këngë pastorale, veshje, kulinari të cilat vijnë deri në ditët e sotme.

I ftuar në "Jetë Shqiptare" studiuesi Auron Tare anëtar i Këshillit Shkencor të UNESCO-s tha se ky është një vlerësim për trashëgiminë kulturore shqiptare. "Transumanca është një nga lëvizjet më të hershme të njeriut, por është vlerësuar më së shumti nga të huajt dhe jo nga studiuesit shqiptarë" tha zoti Tare.

Ai kujtoi se disa vite më parë një grup ekspertësh italianë e morën konceptin e Transumancës me mjaftë interes dhe e zhvilluan këtë ritual në kohët moderne dhe ta asocionim në pjesën turistike të Shqipërisë.

Zoti Tare solli si shembull zonën turistike të Kurveleshit, si një zonë malore që lidhet edhe me bregdetin, ku sinergjia turistike midis malit dhe detit është prezente.

Njohjen e Transumancës si pjesë e trashgimisë kulturore të UNESCO-s, zoti Tare e vlerëson si një detyrim për autoritet shqiptare për ta ruajtur këtë trashëgimi."UNESCO na dha një ombrellë. Është detyra jonë si ta ruajmë" tha në "Jetë Shqiptare" studiuesi Auron Tare anëtar i Këshillit Shkencor të UNESCO-s.

Ai shprehu keqardhjen që në jugun e Shqipërisë po shuhen stanet e bagëtive dhe bëri thirrje për shtimin e vëmendjes nga ana e autoriteteve. Zoti  kujtoi se një traditë e ngjashme ruhet edhe nga arbëreshët në Itali.

/ rtsh.al /