RTSH 24 Live

Kulturë

Artistja shqiptare që vishet më bukur? Stilistja Miranda Dupi: Stafetën e mban Jonida Maliqi

20 orë para

Artistja shqiptare që vishet më bukur? Stilistja Miranda Dupi: Stafetën e mban Jonida Maliqi

Ceremonia e 67-të e çmimeve Grammy e cila u zhvillua më 2 shkurt 2025, në Los Angeles, bashkoi emrat më të mirë të skenës muzikore botërore dhe nderoi artistët që spikatën vitin e kaluar.

Të ftuar në emisionin “Miqtë e Pasdites” në RTSH, gazetari Eraldo Rexha dhe kuratorja e imazhit, Miranda Dupi, komentuan ngjarjen e rëndësishme artistike.

Duke u ndalur te veshja e një prej artisteve që triumfoi në event, Beyonce - që vendosi një rekord të ri personal, duke fituar çmimet për Albumin më të mirë dhe Albumin më të mirë "country" - stilistja tha se këngëtarja mund të kishte zgjedhur një veshje më të mirë. 

Fustani nuk m'u duk ndonjë gjë 'uau'. Dukej sikur ishte bazuar me detajet e shallit kauboj. Dizajneri i saj është një nga më të dashurit për mua, e adhuroj stilin e tij, por nuk më pëlqeu zgjedhjet e këngëtares. Për xixat, më pëlqen pasi janë must i momentit. Mendoj që mund të kishte zgjedhur diçka tjetër për të veshur", tha Dupi. 

Moderatorja e emisionit, Beniada Nishani, pyeti kuratoren e imazhit të veçojë një stil veshjeje që asaj i pëlqen më shumë nga bota shqiptare.

"E kam thënë gjithmonë. Është Jonida Maliqi! E mban stafetën e ikonës. Ajo ka modë, ka stil. Stili lind. Ajo vishet gjithmonë vetë. Unë thjesht e pëlqej dhe i them atë që ndiej. Pra është më mirë të dish sesa të kesh," u shpreh stilistja e njohur.

"Jonida mendoj që ka një meritë të veçantë në guximin për sjelljen e trendeve në Shqipëri," shtoi gazetari Rexha.

Kendrick Lamar ishte një nga fituesit e mëdhenj të natës Grammy, pasi fitoi katër çmime për këngën e tij “Not Like Us”, e cila u dallua në kategoritë Rekordi i Vitit, Performanca më e Mirë Rap, Kënga më e Mirë Rap dhe Videoklipi më i mirë, që sipas gazetarit u duk sikur kënga ishte një "diss" për artistin Drake.

"Eventi mendoj që është një edicionet më të mira të ceremonisë Grammy, vitet e fundit të paktën. Kënga “Not like us” është kënga që është përfolur më shumë gjatë këtij viti nga të gjithë ata që bëjnë parashikime që jo gjithmonë janë të sakat, por në këtë rast qëlluan shumë të sakta. U duk sikur kjo kënga e tij ishte një diss për Drake. I solli fat dhe arriti të triumfojë në Grammy. Edhe ajo që tregoi gjatë prezantimin ishte pikërisht rruga nga e cila ai vjen, që e ka kthyer në skenë dhe e ka bërë shumë të suksesshëm. Kënga më e mirë e vitit mendoj se është një arritje shumë e madhe për një njeri që bën muzikë, sidomos në një industri amerikane", tha Rexha.

/rtsh.al/