Shqipëria është renditur e dyta në rajon në testin ndërkombëtar PIRLS 2021, për aftësitë e mira në lexim të nxënësve të klasave të katërta.
Shqipëria rezulton e listuar pas Serbisë, duke lëne pas vende të tjera si: Malin e Zi , Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Belgjikën, Izraelin dhe Turqinë.
Në testim morën pjesë 4620 nxënës. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka sqaruar se për herë të parë këtë vit Shqipëria ka kaluar pragun e 500 pikëve.
Testimi ndërkombëtar Pirls shërben për të bërë krahasime me vendet e rajonit, por edhe me testet e tjera ndërkombëtare
Testi PIRLS organizohet çdo 5 vite dhe mat aftësitë në lexim për nxënësit e klasave 4-ta dhe të 8-ta .
/ rtsh /