Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në Orikum. Shpërthimi ka ndodhur në verandën e një banese, në pronësi të 68-vjeçares E.B.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Ngjarja ka ndodhur në orën 02.00 të mëngjesit të 15 nëntorit, ndërsa shpërthimi ka ndodhur nga hedhja e një sasie të vogël lënde plasëse artizanale.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes dhe autorët, por policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
/rtsh.al/