RTSH 24 Live

Aktualitet

Proda pret në takim përfaqësuesit e DEA-s: Objektivi i përbashkët, shkatërrimi i grupeve kriminale

3 orë para

Proda pret në takim përfaqësuesit e DEA-s: Objektivi i përbashkët, shkatërrimi i grupeve kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në një takim prezantues përfaqësues të DEA-s me qendër në Athinë.

Atasheu i DEA-s John Livanis, i cili u shoqërua në këtë takim nga Atasheu i ICITAP-it Richard Deasy, uroi Drejtorin, për detyrën e re, si dhe çmoi bashkëpunimin e deritanishëm në luftën kundër krimit të organizuar.

Gjithashtu, Atasheu Livanis shprehu gatishmërinë e strukturave të DEA-s, për ta forcuar bashkëpunimin me Policinë shqiptare në të gjitha frontet e luftës kundër fenomeneve kriminale.

Ndërkaq, Proda shprehu mirënjohjen për kontributin e DEA-s, në operacionet policore ndërkombëtare, shumë komplekse, që kanë patur objektiv shkatërrimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

/rtsh.al/