Një 51-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të hynte në pikën kufitare të Muriqanit me 680 595 mijë euro të padeklaruara. Sipas policisë 51-vjeçari L.N, tentoi të fustën ilegalisht paratë në vendin tonë, ndërsa “ekzistojnë dyshime se këto para rrjedhin nga aktiviteti kriminal”.
Paratë ishin fshehur nga 51-vjeçari në dyert e modifikuara të automjetit tip “Benz” dhe u zbuluan gjatë kontrollit në vijën e dytë në pikën kufitare.
Policia arriti të zbulonte dy hapësira të modifikuara në dyert e pasme, ku ishin fshehur 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri.
Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/