RTSH 24 Live

Aktualitet

Lezhë, prezantohet buxheti i Bashkisë për 2025 - Ndreu: Pjesa më madhe shkon për investime

2 orë para

Lezhë, prezantohet buxheti i Bashkisë për 2025 - Ndreu: Pjesa më madhe shkon për investime

21 miliard lekë do të jetë buxheti i Bashkisë Lezhë për 2025,  rreth 3 miliardë lekë  më shumë se viti i kaluar. Prezantimi i projekt-buxhetit dhe paketës fiskale së re u bë nga krye bashkiaku Pjerin Ndreu gjatë një konsultimi publik me grupet e interesit. Ndreu tha se  niveli i taksave dhe tarifave vendore nuk do të pësojë rritje, por do të jene të njëjta si një vit më parë.

“Nga 18 miliardë shkon në 21 miliardë, është një buxhet i cili vjen me zero borxhe, ne vijmë për herë të parë në menaxhimin e kësaj bashkie vijmë për herë të parë me zero fatura. Nuk do të rrisim taksat në vitin 2025”, u shpreh kryetari i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu.

37% e buxhetit të vitit 2025 është parashikuar të shkojë për investime, ku fokusi kryesor do të jetë tek mallrat dhe shërbimet publike.

Buxheti i Bashkisë Lezhë për vitin 2025 konsiderohet më i madhi në historinë e kësaj njësie vendore dhe për herë të parë vjen me zero borxhe të mbartura.

/RTSH/