RTSH 24 Live

Aktualitet

SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

5 orë para

SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është dërguar për gjykim pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Goro akuzohet për "shpërdorim detyre" në dy raste gjatë mandatit të tij si kryetar i Bashkisë Himarë, lidhur me tjetërsimin e pronave. Në total janë rreth 10 mijë m2 dy sipërfaqe toke të tjetërsuar.

Mbrojtja e Goros ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa gjykata do të vendosë për këtë kërkesë në seancën e ardhshme.

Jorgo Goro u arrestua në mars të këtij viti, pas kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri, që u lirua nga qelia pak muaj më parë. Po për këtë çështje, do të gjykohen edhe ish-drejtori i Kadastrës Vlorë, Bilbil Aliaj, që ndodhet në masën e sigurisë "detyrim paraqitje", si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka, që ka masën "arrest në shtëpi".

/rtsh.al/