RTSH 24 Live

Politikë

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

2 orë para

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

Deputeti socialist Plarent Ndreca është paraqitur në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), pasi është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas SPAK, Ndreca akuzohet për pabarazi në tendera apo ankande publike, në lidhje me punën për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës kur mban detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Deputeti u mor i pandehur më 25 tetor të këtij viti nga SPAK, ndërsa ndaj tij vijojnë ende hetimet.

Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas të cilit zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe Komisariatit Nr. 4 në Tiranë.

/rtsh.al/