Një rast i trafikut të drogës është goditur në Tepelenë, ku 4 persona kanë përfunduar në pranga. Pas marrjes së sinjalizimit, policia zhvilloi operacionin e koduar "Monitorimi” duke sekuestruar 30 kilogramë kanabis, që po transportoheshin me makinë nga babë e bir.
Droga ishte e ndarë në 3 thasë të mëdhenj dhe po transportohej me makinë nga Ilir Dura, 54 vjeç dhe Franci Dura, 19 vjeç (babë e bir), të cilët u kapën në aksin “Bënçë-Tepelenë”.
Gjithashtu në pranga përfundoi edhe Mehemet Mino, 27 vjeç, që lëvizte me automjetin tip "BMW", i cili monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.
Në vijim të operacionit, u arrestuar edhe Reshat Bakia, 27 vjeç, pasi qarkullonte pas automjetit me lëndë narkotike, me automjet tjetër ku mbante një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, me qëllim shitjen në rast rreziku.
Të arrestuarit akuzohen për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/