RTSH 24 Live

Art

Shpallen fituesit e Fondit të Teatrit për të Rinj

05/05/2023

Shpallen fituesit e Fondit të Teatrit për të Rinj

U shpallën të premten fituesit e edicionit II të Fondit të Teatrit për të Rinj, nismë e Ministrisë së Kulturës dhe Teatri Eksperiment "Kujtim Spahivogli".

Mes 37 aplikimeve bordi artistik i TKEKS zgjodhi 10 projekte fituese ku 2 janë regjisore vajza dhe 8 regjisorë djem. 

Mes tyre, artistët e rinj kanë propozuar 5 pjesë të dramaturgjisë shqiptare dhe 5 të dramaturgjisë së huaj.

Shpërndarja gjeografike e projekteve është Tiranë – 3 projekte; Durrës – 1 projekt; Elbasan – 1 projekt; Korçë- 1 projekt; Vlorë – 1 projekt; Shkodër – 2 projekte; Gjirokastër – 1 projekt.

I gjithë ky proces do të kulmojë me festivalin “HAPAT” në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku do të ndahen edhe çmimet e më të mirëve.

Fituesit e “Fondit të teatrit për të rinj” janë:

Aleksandër Kondi – vepra “Krim në hotel”, autori Samuel Bobrik dhe Ron Clarck
Endrit Ahmetaj – vepra “Xhoni dhe Xhoi”, autori Agota Christoph
Flobensa Bezati – vepra “Zot”, autori Woody Allen
Gerti Palali – vepra “Qorri”, autori Gerti Palali
Ina Mirinaj – vepra “Këngët e rinisë”, autor Migjeni
Kriks Dumo – vepra “Konstalacionet”, autor Nick Payne
Marius Dhrami – vepra “Të parët dhe të fundit”, autor John Galsworsy
Mariel Brahimllari – vepra“ E kuqe e errët”, autor Migjeni
Rafael Hoxhaj – vepra “Ikja”, autor Bujar Hoxhaj
Shyqyri Caushaj – vepra “Audienca e Vaclav Havel”, autor Jeton Neziraj

 

/ rtsh.al /