RTSH 24 Live

Art

Vijojnë përgatitjet për Festivalin mbarëkombëtar të komedisë në Korçë

23/08/2024

Vijojnë përgatitjet për Festivalin mbarëkombëtar të komedisë në Korçë

Festivali Mbarëkombëtar i komedisë KoKo Fest, këtë vit, vjen në edicionin e tij të 11-të. Komedi nga më të bukurat do të ngjiten në skenën e teatrit "Andon Zako Cajupi" për 8 netë me radhë, nga data 28 gusht deri në 4 shtator kur do të jetë dhe nata finale e do të ndahen dhe çmimet për performancat më të arrira.

Zamira Kita, Drejtore e Qendrës së Artit dhe Kulturës, Korçë, organizatorja kryesore e këtij aktiviteti tashmë traditë, thotë se me shfaqje nga trupat teatrale shqiptare, por dhe të huaja, ky festival pritet të sjellë emocione, të qeshura, humor dhe argëtim për publikun artdashës. 

Gazetare Geralda Sali

/ rtsh.al /