RTSH 24 Live

Televizion

Gara për drejtorin e RTSH, Këshilli Drejtues përzgjedh dy kandidatët që vazhdojnë më tej

27/01/2025

Gara për drejtorin e RTSH, Këshilli Drejtues përzgjedh dy kandidatët që vazhdojnë më tej

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.

Në mbledhjen e së hënës, anëtarët e Këshillit, në zbatim të ligjit për mediet audiovizive dhe të statutit të Radio Televizionit Shqiptar, me votim të fshehtë votuan për kandidatët që dorëzuan dokumentacionin e tyre brenda afatit të përcaktuar.

Për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët plotësojnë kriteret për konkurim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, me votim të fshehtë të drejtuar nga Komisioni Ad-Hoc, u arrit ky rezultat:

  1. Klinton Rama, 4 vota pro, 5 vota kundër;
  2. Jetmir Shpuza, 7 vota pro, 2 vota kundër;
  3. Ermal Hoxha, 3 vota pro, 6 vota kundër;
  4. Eni Vasili, 4 vota pro, 5 vota kundër;
  5. Aurora Polo, 7 vota pro, 2 vota kundër

    Një votë e pavlefshme.

Në mbledhjen e radhës, Këshilli Drejtues i RTSH-së mori vendimin që në fazën e dëgjesës të thirren kandidatët Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo. Seanca dëgjimore me dy kandidatët do të zhvillohet të premten në orën 10:00.

/rtsh.al/