RTSH 24 Live

Televizion

"E diela jonë" rikthehet mes dashurisë dhe rekordeve, ndizen motorët për 2025!

25/01/2025

"E diela jonë" rikthehet mes dashurisë dhe rekordeve, ndizen motorët për 2025!

Të dielat tuaja do të vazhdojnë të jenë me energjinë, ritmin dhe adrenalinën e moderatorit Ermal Peçi dhe të ftuarve të tij specialë tek 'E diela jonë'. Programi aq i dashur për publikun, që arriti shumë shpejt të gërshetoj audiencën e target moshave të ndryshme para ekranit publik, vijon dinamikën e tij edhe për sezonin 2025.

Duke nisur nga ora 13.30 në ekranin e RTSH 1 HD, Ermali do të mirëpres personazhet më të dashur të artit, muzikës e jetës publike në të dielën me shumë dalje ekskluzive, muzikë live, argëtim e debate të perjavshme.

Përgjegjësia është e madhe, sytë e publikut janë në ekranin tonë por dhe në mediat sociale. Vetëm tre muajt e fundit programi arriti në mediat sociale Tiktok, Facebook, e Instagram mbi 10 milion klikime të dedikuara në cdo platformë, çka na bënë krenar por dhe shumë të lumtur që në kohët digjitale publiku na shikon me kërshëri në platformat sociale nën logon e 'E diela jonë' dhe RTSH - tha moderatori, njëherazi autori Ermal Peçi për redaksione online të rtsh.al.

'E diela jonë' rikthehu në ekran jo vetëm personazhe me kontribute të arta të disa dekadave më parë, por u bë edhe vendi ekskluziv i figurave më IN të momentit. Premtojmë shumë momente të tilla dhe në vijim - përfundoi Peçi.

/rtsh.al/