RTSH 24 Live

Botë

Në prag të 80-vjetorit të çlirimit të Aushvicit, papa Françesku: Holokausti s’harrohet!

22 orë para

Në prag të 80-vjetorit të çlirimit të Aushvicit, papa Françesku: Holokausti s’harrohet!

Gjatë lutjeve të së dielës, Papa Françesku ka deklaruar se tmerri i Holokaustit nuk mund të “harrohet apo mohohet”.

Duke folur në prag të 80-vjetorit të çlirimit të kampeve të përqendrimit Aushvic-Birkenau, ai i ka bërë thirrje të gjithë botës që të ‘punojë së bashku për të eliminuar plagën e antisemitizmit, si dhe të gjitha format e diskriminimit dhe persekutimit fetar’.

Aushvic-Birkenau është bërë simboli i vrasjes së gjashtë milionë hebrenjve evropianë nga Gjermania naziste, një milion prej të cilëve vdiqën në vend midis viteve 1940 dhe 1945, si dhe më shumë se 100,000 johebrenj.

Ditën e hënë pritet të mbahet një ceremoni zyrtare që do të ndiqet nga rreth 50 të mbijetuar dhe 54 delegacione ndërkombëtare do të shënojë 80-vjetorin e çlirimit të kampit nga trupat sovjetike.

/rtsh.al/