Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka përkujtuar 80-vjetorin e çlirimit të Aushvicit, teksa thotë se në këtë datë nderohen miliona hebrenj që humbën jetën gjatë Holokaustit. Për ministrin Hasani, kjo ditë shënon një rast solemn që na sfidon të mësojmë nga historia.
“Në 80 vjetorin e çlirimit të Aushvicit dhe Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë gjashtë milionë gra, fëmijë dhe burra hebrenj që vdiqën gjatë Holokaustit, së bashku me shumë të tjerë që duruan vuajtje të paimagjinueshme. Ky rast solemn na sfidon të gjithëve të mësojmë nga historia, të ballafaqohemi me ngritjen lidhur me antisemitizmin dhe të përpiqemi për një të ardhme të përcaktuar nga drejtësia, njerëzimi dhe paqja.
Nuk do ta harrojmë kurrë”, shkruan Hasani.
Më 27 janar të vitit 1945, Ushtria e Kuqe çliroi Aushvicin, ku gjeti rreth 7000 të mbijetuar nga kampi nazist, përfshirë 700 fëmijë. Ishte fundi i një prej tmerreve më të rënda në historinë njerëzore.
Rreth 50 të mbijetuar do të kthehen sot në Aushvic-Birkenau për të kujtuar ditën kur kampi nazist i vdekjes u çlirua përfundimisht më 27 janar 1945.
/rtsh.al/