Konflikti në Ukrainë, i cili ka zgjatur për gati tre vjet, do të përfundonte në "një muaj e gjysmë ose dy" nëse Perëndimi ndalonte mbështetjen e Kievit. Këtë e deklaroi Vladimir Putin në një intervistë për televizionin shtetëror.
"Ata nuk do të duronin për një muaj nëse paratë dhe, në përgjithësi, plumbat do tu mbaronin," tha presidenti rus.
Putin tha se Rusia është e hapur për dialog, edhe nëse nuk sheh "vullnet" nga ana e Kievit.
Putin deklaroi se bisedimet me Ukrainën janë të mundshme, por jo me presidentin e saj Volodymyr Zelensky, të cilin ai e konsideroi ‘të paligjshëm’.
“Nëse ai dëshiron të marrë pjesë në negociata, do të zgjedh njerëzit që të marrin pjesë në negociata” tha Putin, duke thënë se Zelensky ishte “i paligjshëm” sepse mandati i tij presidencial ka skaduar gjatë gjendjes ushtarake.
Putin tha se konflikti gati tre-vjeçar në Ukrainë do të përfundonte në dy muaj ose më pak nëse Perëndimi ndalonte mbështetjen e Kievit.
“Nuk do të ekzistojnë për një muaj nëse mbarojnë paratë dhe, në një kuptim të gjerë, plumbat. Gjithçka do të mbaronte brenda një muaji e gjysmë apo dy”, u shpreh Putin për një gazetar të televizionit shtetëror rus.
/rtsh.al/