RTSH 24 Live

Aktualitet

Vlorë/ Sherr mes dy të rinjve, njëri përfundon në spital

07/09/2024

Vlorë/ Sherr mes dy të rinjve, njëri përfundon në spital

Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur në bulevardin e qytetit të Vlorës. Si pasojë e sherrit, njëri prej të rinjve ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Konflikti i dhunshëm ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, pranë tregut të orizit, ku dy të rinj janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje për motive banale.

Sipas informacioneve të para, përplasja ka filluar me një shkëmbim fjalësh të forta dhe ka degraduar në një përleshje me sende të forta.

Policia njofton se, personi tjetër i përfshirë në konflikt është shoqëruar në komisariat nga forcat e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen dhe për të zbardhur detajet e incidentit.

 

/rtsh.al/