RTSH 24 Live

Art

Ismail Kadare do të kujtohet edhe me një murale

31/08/2024

 Ismail Kadare do të kujtohet edhe me një murale

Shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare,  do të kujtohet edhe me një pikturë murale në Tiranë. Iniciativa është e piktorit Helidon Haltiti i cili drejton projektin "Mural Fest" në Tiranë. 

Duke folur për RTSH 24 zoti Haliti tha se me këtë murale përkujtohet një nga artistët shqiptarë më në zë. "Ne duam ta sjellim më pranë shkrimtarin e madh, që ndërroi jetë pak ditë më parë" tha ndër të tjera piktori Haliti. Ai tha se mendohet që një vepër tjetër përkujtimore parashikohet të ngrihet edhe në qytetin e Gjirokastrës, ku ka lindur Kadare. "Me këto vepra Kadare do të jetë më pranë atyre që e kanë lexuar, më pranë nesh" tha Helidon Haltiti i cili drejton projektin "Mural Fest" në Tiranë.

Piktura murale e Kadaresë po realizohet tek një pallat afër vendit ku dikur ka qene stacioni i trenit, si një mesazh lidhës mes Tiranës së vjetër dhe asaj të re që po ndërtohet.

Realizimi i veprës i është besuar Maximiliano Bagnasco, një emër i njohur në fushën e artit, i cili më parë ka realizuar në Tiranë muralen e Lionel Mesit. 

/ rtsh.al /