RTSH 24 Live

Art

Murale në RTSH për artisten e madhe, Vaçe Zela

04/09/2024

Murale në RTSH për artisten e madhe, Vaçe Zela

Artistja dhe këngëtarja e madhe shqiptare, Vaçe Zela do të përjetësohet në një murale në Radio Televizionin Shqiptar, aty ku ajo mori famën që e shoqëroi gjatë gjithë jetës së saj.

Vepra e veçante që do të zbukurojë Televizionin Public po realizohet nga artisti me famë ndërkombëtare  Maximiliano Debasko i cili sapo realizoi në Tiranë edhe muralen e shkrimtarit Ismail Kadare, ndërsa një vit më parë pikturoi portretin e yllit të futbollit ndërkombëtar, Lionel Mesi.

Piktori dhe artisti Helidon Haliti, që është njëkohëshisht dhe kuatori i Mural Fest në Tiranë, tregoi sesi lindi ideja.

“Ramë dakord të kontribuonim që të bënim një murale për të madhen Vaçe Zelën e cila na ka shoqëruar me tingujt e saj të jashtëzakonshëm gjatë gjithë fëmijërisë dhe rinisë. Sëbashku me drejtorin e Përgjithshëm diskutuam dhe duke pasur parasysh që festivali i fundvitit është simbolika më e fortë e RTSH_së dhe Vaçe Zela ishte që kishte fituar më shumë festivale. Ramë dakord që artistja të përfaqësonte një zë dhe një melodi që e kemi të gjithë në mendjen tonë”, tha Haliti.

Maximiliano Debasko është një artist mjaft i njohur për realizimin e portreteve e figurave me famë botërore si të futbollistëve David Bekam dhe Ronaldinjos. 

/rtsh.al/